
Ditë më parë Saranda u trondit nga një ngjarje e rëndë e ndodhur në mbrëmje ku Admir Beqiri, 42 vjeç vrau shokun që e kishte strehuar Gëzim Bizgjoni, 65 vjeç.
Lidhur me këtë krim, ka folur për News24 bashkëjetuesja e Beqirit të njohur si “Miri i Safos”. E dashura e autorit, ka qenë e pranishme në momentin kur ndodhi ngjarja dhe ka rrëfyer se gjithçka kishte ndodhur pasi partneri i saj po kërcente nudo me muzikë të lartë ndërsa viktima i kërkonte të ulte volumin pasi i kishte vdekur vajza 20 ditë më parë.
Dëshmitarja e ngjarjes tha se Beqiri e kishte dhunuar atë më pas kishte dalë për t’u sqaruar jashtë me viktimën. Ajo thotë se nuk e ka parë momentin e përleshjes dhe kur autori e kishte goditur të moshuarin me shishen e qelqit duke e lënë të vdekur.
“Admiri nisi të hajë e të pijë. Mbaroi tre shishe raki. Erdhi ora 6 e darkës, duke pirë gjithë ditën. Erdhi Gëzimi nga puna. Tha çfarë bëni kështu. Një komshi i tha Admirit se Gëzimi ka 20 ditë që ka futur vajzën në tokë. Autori nisi të thotë fjalë të pista, më hani këtë e atë. Unë kisha 3 vjet e ca muaj me Admirin. Admiri, sa ngela pa punë, më thoshte lypëse e mashtruese, do ngelësh rrugëve e kështu. Gëzimi jetonte vetëm, se ishte i ndarë. Gëzimi mori gjysmë ore policinë në telefon. Admiri më tërhoqi për flokësh, donte të më vriste. Vëllai im erdhi shpejt me makinë të më merrte. I tha Gëzimi që po je burrë, hajde dalim ballë për ballë jashtë. Gëzimin donte ta vriste sepse më mbronte mua, por edhe se nuk e lejonte që të ngrihej zëri i muzikës. Pastaj ika para ngjarjes e nuk kam parë më se çfarë ka ndodhur. Admiri ishte dhunues me mua kohët e fundit, më la 3 muaj pa ecur fare. Nuk e kam denoncuar se nuk doja ta bëja të madhe e thashë se mos ndryshon e nga frika. Admiri bënte festë me muzikë i zhveshur nudo, edhe pse Gëzim Bizgjonit kishte 20 ditë që i kishte vdekur vajza”- u shpreh ajo.
Krimi makabër la të shokuar opinionin publik pasi autori ishte strehuar nga vetë viktima një vit më parë. Ky i fundit ishte ndarë nga gruaja dhe në gjysmën e banesës ku qëndronte, kishte marrë edhe shokun e tij, Admir Beqirin i cili përkundër mirënjohjes, i mori jetën të moshuarit. Versus.al








