AKTUALITET /

Vr*sja e Anesti Ramës në Fier, vajza, gruaja dhe bashkëpunëtori i tyre mohojnë krimin! Gjykata i lë në burg

Avokatët e të pandehurve kanë kërkuar shtrim në spital psikiatrik për 26 vjeçaren Emanilda Rama dhe nënën e saj Valbona Rama.

Shkruar nga Versus
Vr*sja e Anesti Ramës në Fier, vajza, gruaja dhe
Autorja e dyshuar Emanilda Rama, viktima babai i saj Anesti Rama dhe bashkëpunëtori Çlirim Dogani

Gjykata e Fierit ka lënë në fuqi masën “arrest me burg” për tre të akuzuarit për vrasjen e Anesti Ramës mbrëmjen e 23 korrikut në fshatin Frashër.

Avokatët e vajzës 26 vjeçare Emanilda Rama dhe nënës së saj Valbona Rama kanë kërkuar shtrimin e tyre në spital psikiatrik. Ndërkohë që të tre autorët e dyshuar, Emanilda dhe Valbona Rama si dhe bashkëpunëtori i tyre Çlirim Dogani kanë pretenduar se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe se nuk e dinë kush e kanë bërë.

Kjo bie në kundërshti me deklaratën e bërë nga 26 vjeçarja e cila pranoi krimin duke thënë se e urrente të atin për shkak se ky i fundit nuk e linte të vishej “ekstravagante” dhe ishte fanatik. Në këto tre ditë paraburgim, vajza dhe nëna e saj që dyshohet si bashkëpunëtore në krim kanë dhënë 3 deklarata të ndryshme. 

Edhe i dyshuari tjetër Çlirim Dogani ka mohuar akuzat, ndërkohë që dyshohet se ka qenë i pranishëm në momentin kur është kryer krimi makabër duke i mbajtur duart viktimës Anesti Rama i cili më pas u gjet i dëmtuar edhe në vendet intime. Dyshohet se 55 vjeçari Dogani dhe e reja Emanilda Rama kanë patur lidhje intime, gjë që kundërshtohej nga viktima. Versus.al

Poll