
Dan Hutra, i akuzuari për vrasjen e tre grave dhe plagosjen e tre të tjerave, është dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Tiranës.
Masakra e Dan Hutrës ndodhi në 1 mars 2023. Ai fillimisht kreu plagosjen me thikë të Marjana Gurakuqit me pretekstin se i kishte fshehur paratë që i la për t’i ruajtur në zonën e Astirit dhe më tej shkoi drejt shtëpisë ku jetonte bashkëjetuesja e tij në Paskuqan, Elena Hysa, për të cilën dyshonte se djali që lindi nuk ishte i tij. Atë e plagosi bashkë me të ëmën, Kujtimen, por breshëria e kallashit vrau vajzën e familjes Mevlute Hysa, dhe nusen e vëllait Hasime Dafku.
Nga aty, Hutra u nis për Kamëz dhe shtiu me kalash drejt Etleva Kurtit, motrës së Vladimir Kurtit, me të cilin kishte nisur probleme në qeli. Plani i tij ishte të vriste edhe një të katërt, por u kap disa orë më vonë në Sharrë.
Dan Hutra kishte bërë më herët burg për vrasjen e një tjetër gruaje, Dafina Havalha, e cila ishte bashkëshortja e tij e parë. Ai doli nga burgu në shkurt 2023, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, dhe iu desh vetëm një muaj kohë për të përgatitur masakrën. Versus.al







