Ditë më parë, 40 vjeçari Rinald Rakipaj në Vlorë, u arrestua nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë 15 vjeçare. Po ashtu për ngjarjen u procedua edhe 33 vjeçari F.Q i cili dyshohet se ka nxitur 15 vjeçaren dhe dy shoqe të saj që të përdornin lëndë narkotike.
Lidhur me këtë ngjarje, gazetarja Anila Hoxha në emisionin “Top Story” dha detaje duke zbuluar se adoleshentja e kishte braktisur shkollën dhe e shoqëruar me dy shoqet e saj kishin dalë xhiro në Lungomare.
Në atë moment, Rakipaj u është afruar duke qenë se e njihte 15 vjeçaren. I ka marrë në makinë për xhiro dhe më pas i ka ofruar kokainë adoleshentes me të cilën dyshohet se ka kryer edhe marrëdhënie seksuale.
“Vazhdimisht largohej nga shtëpia dhe nëna e vet kishte kërkuar në polici, e cila largohej fikte telefonin, megjithëse kërkonte ndihmën nuk ia ka dalë mbanë të kontaktojë me psikologë, rezulton se e kishte braktisur shkollën, vajzat e tjera ishin gjimnaziste dhe shoqe me 15 vjeçaren. Të treja kanë dalë xhiro në Lungomare, njëri prej të dyshuarve njihte nxënësen e shkollës dhe kanë bërë shëtitje me makinën e tij, nën hetim është edhe një tjetër për moskallëzim krimi.
Pasi kanë përfunduar shëtitje kanë kërkuar të ripërsëritet xhiro dhe kanë kërkuar të qëndrojnë së bashku se do marrin leje nga prindërit se janë tek njëra-tjetra. Si në momentin që kanë vendosur të qëndrojnë në hotel si është pranuar regjistrimi i tyre. Kokaina është ofruar vetëm ndaj 15-vjeçares, drogën e kishte Rakipaj, i cili rezulton se ishte me precedent në fushën e drogës, deri në mëngjes kanë qëndruar, pritet përgjigjja e mjekësisë ligjore. Në momentin që të treja kanë nisur të tregojnë se çfarë ka ndodhur, nuk është ngritur ende vepra e abuzimit, por vetëm e drogës”- u shpreh gazetarja. Versus.al








