AKTUALITET /

Zbardhen detaje të reja nga atentati në Tiranë, 56 vjeçari u vra në sy të gruas, pista kryesore që policia po heton

Pista kryesore ku policia po heton deri tani është konflikti brenda rrethit familjar.

Shkruar nga Versus
Zbardhen detaje të reja nga atentati në Tiranë, 56 vjeçari
Foto montazh: Bujar Nasufi dhe vendi ku ndodhi ngjarja

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i mbrëmshëm në kryeqytet ku mbeti i vrarë  56 vjeçari Bujar Nasufi, i paskeduar më parë nga policia.

Pista kryesore ku policia po heton deri tani është konflikti brenda rrethit familjar. Grupi hetimor ka sekuestruar disa kamera sigurie ku autori i vrasjes së 56 vjeçari mban një kapuç për të fshehur identitetin e tij.

Nga kqyrja paraprake e kamerave që policia ka bërë, autori e ka pritur viktimën në afërsi të banesës. Në kohën kur Bujar Nasufi ka dashur të parkojë në rrugë, autori është afruar dhe e ka qëlluar dhe më pas është larguar me motor.

56 vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij, pasi kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori qëllon në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.  

Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Viktima së bashku me vëllanë janë pronarë të një mobilerie në zonën e “Pallatit me Shigjeta”, zonë ku iu bë dhe atentati./Versus.al

 

 

Poll