AKTUALITET /

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Kristian Markut: Dyshohet se është nxjerrë në prit!

Autorët e krimit dyshohet se kanë përdorur armë zjarri automatikë, të tipit MP5, pasi janë gjetur fishekë me kalibër 9mm në vendngjarje

Shkruar nga Versus

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Kristian Markut: Dyshohet se

Grupi hetimor ka bërë përparime në hetimet për vrasjen e 30-vjeçarit Kristian Marku, i njohur edhe si Bardhi. Sipas informacioneve të fundit, autorët e krimit dyshohet se kanë përdorur armë zjarri automatikë, të tipit MP5, pasi janë gjetur fishekë me kalibër 9mm në vendngjarje. Mjeti i përdorur nga ata rezulton të jetë i vjedhur, për shkak se shasia e tij është fshirë.

Megjithatë, policia ende nuk ka arritur të identifikojë vendin e vjedhjes së automjetit. Në lidhje me targat e automjetit, ato janë vjedhur disa ditë para ngjarjes nga mjeti privat i një punonjësi policie në Vlorë.

Hetimi aktualisht përqëndrohet në identifikimin e autorëve të vjedhjes së makinës dhe targave, me qëllim të zbardhjes së identitetit të ekzekutorëve të Kristianit. Një hipotezë e hetuesve sugjeron se autorët mund të kenë vepruar në dy automjete, ku një tjetër mjet mund të ketë pritur ata pas krimit për t’i ndihmuar të largoheshin. Ende është e paqartë për hetuesit arsyet pse viktima po udhëtonte drejt Vlorës, pasi ai nuk kishte lidhje me atë zonë dhe nuk kishte të afërm atje.

Policia ka dyshime se Kristian Marku mund të ketë rënë në një pritë. Autoritetet po fokusohen në sekuestrimin dhe shqyrtimin e kamerave të sigurisë përgjatë gjithë rrugës që ai ka ndjekur, pasi dyshohet se është ndjekur nga autorët.

Një ndër pistat kryesore të hetimit për ekzekutimin e 30 vjeçarit lidhet me hakmarrja shumë prej më shumë se dy dekadash mes fiseve Reçi e Bardhi në qytetin e Rrëshenit.

Viktima është nipi i Martin Bardhit i cili u eksekutua në Rrëshen në shtator të vitit 2023./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: