AKTUALITET /

Zbulohet një bazë kriminale në lagjen ‘Kastriot’ në Fier, arrestohet 38 vjeçari (EMRI)

Shkruar nga Versus

Zbulohet një bazë kriminale në lagjen ‘Kastriot’

Një bazë kriminale e mbushur me armë dhe municion luftarak është zbuluar në lagjen “Kastriot” të Fierit, pas një denoncimi të bërë nga emisioni investigativ “Piranjat”. Në pranga ka rënë 38-vjeçari Milasim Ramaj, i cili akuzohet për mbajtje pa leje të armëve dhe për përfshirje në trafikim armësh drejt grupeve kriminale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Fierit, gazetarët e “Piranjave” kishin informuar strukturat hetimore se një person posedonte një armë zjarri pa leje. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, u organizua një operacion nga shërbimet e Komisariatit të Fierit.

Gjatë kontrollit në automjetin e Ramajt, policia gjeti dhe sekuestroi një pistoletë pa leje dhe rreth 3,500 euro në para cash. Hetimet e mëtejshme çuan në zbulimin e një banese të pabanuar në lagjen “Kastriot”, e cila shërbente si depo armësh dhe municioni që dyshohet se do të tregtoheshin te kontingjente kriminale për kryerjen e krimeve kundër personit.

Nga kontrolli në këtë ambient u sekuestruan:

10 armë zjarri automatikë, prej të cilëve 3 të modifikuar me shënjestër optike dhe vend për silenciator;

1 pistoletë dhe 1 pistoletë automatike;

2 silenciatorë;

9 karikatorë automatiku, 3 karikatorë pushke dhe 2 krehra pistolete;
si dhe sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Në përfundim të veprimeve procedurale, Milasim Ramaj u arrestua në flagrancë, ndërsa hetimet vijojnë në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit për të identifikuar persona të tjerë të përfshirë në këtë rrjet.

Materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, ndërsa policia njofton se operacionet kundër armëmbajtjes dhe trafikimit të armëve do të vijojnë në gjithë qarkun.

Njoftimi i Policisë:

Fier/Zbulohet një bazë kriminale në lagjen “Kastriot”, ku mbahej arsenal armësh, pjesë armësh dhe municioni, me qëllim shitjen te kontigjenti kriminal për kryerjen e krimeve kundër personit.
Sekuestrohen 13 armë zjarri (3 prej tyre të modifikuara për shënjestër optike dhe për silenciator), 2 silenciatorë, dhjetëra karikatorë dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier janë informuar nga gazetarë të emisionit investigativ "Piranjat”, se 1 shtetas me të cilin ata kishin komunikuar në kuadër të punës së tyre, posedonte pa leje, 1 armë zjarri.

Menjëherë pas informacionit, strukturat hetimore dhe operacionale të Policisë së Fierit kanë organizuar punën për të zbardhur autorësinë dhe rrethanat e rastit.
Si rezultat i kësaj pune, u lokalizua shtetasi i dyshuar, konkretisht M. R., 38 vjeç, banues në Fier, i cili u ndalua teksa lëvizte me automjet, në lagjen “Kastriot”. Nga kontrolli në automjet, iu gjet dhe iu sekuestrua 1 armë zjarri pistoletë që posedohej pa leje dhe një shumë parash rreth 3 mijë e 500 euro.

Në vijim, shërbimet e Policisë kanë kryer hetime të thelluara mbi veprimtarinë kriminale të 38-vjeçarit, dhe si rezultat kanë mundësuar zbulimin e një banese (aktualisht të pabanuar), në lagjen “Kastriot”, të cilën ky shtetas e përdorte si bazë armësh, pjesësh armësh dhe municioni, dyshohet për t’ua shitur grupeve kriminale.

Nga kontrolli në këtë ambient, janë gjetur dhe sekuestruar:
-10 armë zjarri automatikë, 3 nga të cilët, të modifikuar me shënjestër optike dhe me vend filetimi për silenciator;
-1 armë zjarri pistoletë;
-1 armë zjarri pistoletë automatike;
-2 silenciatorë;
-9 karikatorë automatiku;
-3 karikator pushke;
-2 krehra pistolete;
-sasi fishekësh të kalibrave të ndryshëm.

Në përfundim të veprimeve të para procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. R., dhe ndërkohë vijojnë të kryejnë hetime, në koordinim me Prokurorinë e Fierit, për të identifikuar dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetas të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./Versus.al

 

Poll