AKTUALITET /

U pl*gos në 2021-in dhe u kap me armë 3 vite më vonë, kush është biznesmeni të cilit iu bllokua pallati në Tiranë

Sot biznesmeni u arrestua, ndërsa pallati i bllokuar pritet të shembet.

Shkruar nga Versus
U pl*gos në 2021-in dhe u kap me armë 3 vite më vonë, kush
Biznesmeni Sino Llanaj

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit bllokoi sot në Yzberisht një godinë të ndërtuar pa leje me sipërfaqe totale 4 mijë metër katrorë. Rezultoi se pallati është në pronësi të biznesmenit Sino Llanaj i cili në vitin 2024 u arrestua në Vlorë pasi u kap me armë dhe municion luftarak në automjetin e tij me të cilin qarkullonte në autostradën Fier-Vlorë.

Kontrolli ndaj tij u ushtrua në kuadër të aksioneve që po bëheshin për kapjen e autorit të vrasjes së Gëzim Sinimatit në Vlorë. Pistoleta iu gjet e fshehur në kroskot me qese plastmasi.

Ndërsa emri i tij është bërë i njohur për publikun më herët kur në janar të vitit 2021, ai u konfliktua me Albert Allamuçën, ortakun e tij në kompaninë “Star Construction”. Si pasojë e konfliktit, Llanaj mbeti i plagosur me armë zjarri së bashku me një kalimtar të rastit dhe rojen e pallatit në ndërtim. Rrjedhojë e këtij konflikti është edhe fakti se 120 familje nuk janë future ende në banesat e këtij pallati në zonën e ish-parkut të Autobusave. Versus.al

Poll