AKTUALITET /

Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e biznesmenit Sino Llanaj: Do të shembet

Shkruar nga Versus

Mbi 4 mijë m2 ndërtim pa leje, IMT bllokon pallatin e biznesmenit Sino

Tiranë- Një aksion i mbështetur nga forcat e policisë bashkiake u zhvillua në njësinë administrative nr.14 për të ndaluar ndërtimet e paligjshme në kryeqytet.

Nënkryetari i bashkisë Blendi Sulaj njoftoi se godina shumëkatëshe e ndërtuar nga biznesmeni Sino Llanaj në zonën e Yzberishtit me sipërfaqe prej 4 mijë metrash, nuk kishte leje ndërtimi dhe ishte në shkelje flagrante të rregullave.

Ai u bëri thirrje sipërmarrësve të respektojnë rregullat, për të shmangur penalizimet, në të kundërt, do të hyjnë në listën e zezë të Bashkisë. Versus.al

Poll