Prej kësaj të diele, rruga drejt Europës ka një tjetër pengesë. Çdo shqiptar që do të udhëtojë drejt një vendi të bashkimit europian do të duhet të regjistrohet në sistemin e quajtur entry-exit (EES), që do të zëvendësojë vulën tradicionale në pasaportë.
Ky kontroll bazohet në kontrolle biometrike ku për çdo qytetar do të bëhet regjistrimi i fytyrës dhe i shenjave të gishtave. Ky sistemi do të menaxhohet nga Policia e Kufirit dhe do të zëvendësojë vulosjen manuale me një regjistrim elektronik që përfshin shenjën e gishtave, fotografinë dhe të dhënat personale të çdo udhëtari.
Qëllimi është rritja e sigurisë, kontrolli i qëndrimeve afatshkurtra (deri në 90 ditë brenda 180 ditëve) dhe parandalimi i imigracionit të paligjshëm.
Të dhënat do të ruhen në bazën qendrore eu-LISA, me seli në Estoni, e cila do të mbledhë informacion nga 25 vende të zonës Schengen dhe 4 shtete të lidhura — Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra.
Në këtë sistem regjistrohesh vetëm një herë dhe të dhënat ruhen për çdo herë që do të kalosh në një vend të bashkimit europian.
Nëse brenda të njëjtit udhëtim kalon në disa vende të bashkimit europian, regjistrimi bëhet vetëm në vendin e parë. Në të gjithë pikat kufitare të Shqipërisë situate vijon të jetë e njëjtë pasi ky ndryshim reflektohet vetëm në portat hyrëse të BE.







