Prokuroria e Posaçme ka reaguar sa i takon hetimit të krimeve zgjedhore në vend që prej ngritjes së task forcës që u njoftua në janar të këtij viti.
SPAK bën me dije se që prej janarit e deri më 18 prill, janë regjistruar 18 procedime penale për krime zgjedhore, 5 prej të cilave kanë qenë hetime të nisura nga institucioni dhe 13 të tjera kallëzime të dorëzuara nëpërmjet platformës elektronike të krijuar posaçërisht për raportimin e krimeve zgjedhore.
Në janar të këtij viti, SPAK njoftoi edhe angazhimin dhe shpërndarjen e prokurorëve të posaçëm në qarqe të ndryshme të vendit për të pasur nën kontroll situatën dhe për të ndëshkuar krimet zgjedhore. Rama tha se uronte që kjo të ishte ndonjë "lajthitje e momentit" e SPAK, ndërsa opozita pretendon se SPAK nuk ka vepruar deri më tani ndaj krimeve zgjedhore dhe përfshirjes së administratës publike në fushatë. Versus.al








