AKTUALITET /

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon platformën ku mund të denoncohet krimi zgjedhor

Shkruar nga Versus

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon platformën ku mund të denoncohet

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka hapur tashmë platformën elektronike ku secili qytetar do të mund të denoncojë ato që i konsideron krime zgjedhore.

Hapja e kësaj platforme vjen pas firmosjes së marrëveshjes mes SPAK, KQZ dhe Prokurorisë së Përgjithshme për parandalimin e krimit zgjedhor.

Në faqen e internetit të cilën mund ta aksesoni duke klikuar KËTU, renditen të dhënat që duhen plotësuar nga denoncuesi duke inkurajuar qytetarët që të denoncojnë menjëherë rastet e ndryshme të krimeve zgjedhore në të gjithë vendin.

Kjo taskforcë e ngritur nga SPAK përbën risi për zgjedhjet parlamentare. Prokurorët e posaçëm do jenë të shpëndarë në të gjitha rrethet e vendit gjatë ditës së zgjedhjeve për të bërë të mundur reagimin në kohë rekord nëse bëhet fjalë për presione e kërcënime ndaj qytetarëve për të votuar një parti të caktuar, shitblerje vote apo ndikim të paligjshëm dhe përdorim i administratës në zgjedhje. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: