AKTUALITET /

Zgjidhen rektorët në universitetet publike në Tiranë

Shkruar nga Versus

Zgjidhen rektorët në universitetet publike në Tiranë

Janë bërë publike rezultatet paraprake të zgjedhjeve për rektor në universitetet publike në Tiranë.

Në disa prej tyre ka rikonfirmime, e në disa të tjera janë zgjedhur drejtues të rinj.

Sipas të dhënave, deri më tani rezultatet e mëposhme janë:

Në Universitetin e Mjekësisë është zgjedhur rektor Prof. Xheladin Draçini me shumicë absolute.

Në Universitetin e Arteve rektor u zgjodh Erald Bakalli, i cili kandidoi përball prof. Artan Peqinit.

Ndërsa tek Politekniku është zgjedhur rektor Prof. Akli Fundo.

Në Universitetin Bujqësor do të shërbejë edhe 4 vite të tjera rektori Fatbardh Sallaku.

Edhe tek Universiteti i Sporteve do jetë sërish rektor edhe për 4 vite të tjera Agron Kasa.

Në Universitetin e Tiranës do të jetë sërish rektor edhe për 4 vite Prof. Artan Hoxha në mandatin e dytë.

Ndërkohë që vijon numërimi edhe për postet e tjera drejtuese si dekanë dhe të senatit akademik.

 

Poll