AKTUALITET /

Zhduket pa gjurmë babai i tre fëmijëve, denoncimi: E mori vëllai i pronarit, nuk u kthye më

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në Shkodër, është zhdukur pa lënë asnjë gjurme. Sipas të dhënave paraprake, ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Shkruar nga Versus

Zhduket pa gjurmë babai i tre fëmijëve, denoncimi: E mori

Prej katër ditësh, Edison Oruqi, babai i tre fëmijëve, banues në Shkodër, është zhdukur pa lënë asnjë gjurme. Sipas të dhënave paraprake, ai ka qenë duke punuar në lumin e Shales, kur ka humbur kontaktet me familjen.

Zhdukja e tij mbetet ende mister për shkak se bashkëpunëtori I tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit ka qenë duke punuar në një bujtinë.

Bashkëpunëtori i tij, Skender Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vëllai i pronarit për të ngarkuar material për ndërtim dhe I ka thënë se do ta riktheje të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai I ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogël rëre.

Ka qenë vete Pepkolaj, I cili ka bërë denoncimin ne polici për zhdukjen e Edisonit, I cili ishte ndihmësi I tij në punën në ndërtim. Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat.

Poll