AKTUALITET /

Zjarr i madh në Ksamil, 60 zjarrfikës përpiqen të shuajnë flakët

Gjatë gjithë natës forcat zjarrfikësve bënë përpjekje për shuarjen e flakëve, por terreni i vështirë ua ka pamundësuar.

Shkruar nga Versus

Zjarr i madh në Ksamil, 60 zjarrfikës përpiqen të

Sarandë- Disa zona të Ksamilit janë përfshirë nga flakët të cilat kanë shkrumbuar sipërfaqe të mëdha me shkurre.

60 forca zjarrfikëse me 4 automjete dhe 2 autobotë uji po luftojnë me flakët në periferi të Ksamilit.

Errësira dhe terreni i vështirë ka vështirësuar punën e zjarrfikësve gjatë natës, të cilët u përpoqën të izolojnë vatrën e zjarrit e mospërhapjen e saj drejt zonave të banuara.

Ende nuk dihet nëse bëhet fjalë për zjarr të qëllimshëm, ndërsa një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje. Versus.al

Poll