Një zjarr i madh ka përfshirë mëngjesin e sotëm zonën pranë magazinave të Bashkisë Lezhë, përgjatë superstradës Lezhë-Milot, afër kryqëzimit të Rriles.
Flakët kanë rënë mbi hapësirën ku prej kohësh depozitohen inerte dhe mbeturina ndërtimi. Forcat e zjarrfikëses janë në vendngjarje dhe po punojnë për të izoluar dhe shuar zjarrit.
Tymi i dendur ka mbuluar zonën përreth, përfshirë edhe lagjet e banuara pranë, si dhe aksin kryesor rrugor, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe duke rrezikuar sigurinë e trafikut.
Ky nuk është rasti i parë që kjo zonë përfshihet nga flakët, ndërsa dyshimet e para tregojnë për një zjarrvënie të qëllimshme./Versus.al







