AKTUALITET /

Zjarr në Golem të Lushnjes, digjet një banesë

Era e fortë po përhap flakët drejt jugut duke djegur edhe linjën e re hekurudhore ndërkohë që është djegur një banesë dhe një sipërfaqe e mbjellë.

Shkruar nga Versus

Zjarr në Golem të Lushnjes, digjet një banesë

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në Golem të Lushnjes. Flakët të favorizuara nga era janë përhapur me shpejtësi duke dalë deri në rrugën nacionale ku tymi ka vështirësuar edhe qarkullimin e mjeteve.

Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie për të dokumentuar situatën dhe për të hetuar se kush janë zjarrvënësit.

Era e fortë po përhap flakët drejt jugut duke djegur edhe linjën e re hekurudhore ndërkohë që është djegur një banesë dhe një sipërfaqe e mbjellë.

Në ndihmë të dy mjeteve zjarrfikëse kanë ardhur edhe banorët, të cilët i janë bashkuar aksionit për shuarjen e zjarrit.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: