Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në kodrat me ullishte të fshatit Rërëz, në bashkinë Patos.
Flakët, të favorizuara nga era, janë përhapur me shpejtësi, duke djegur një sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj dhe shkurre.
Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse nga Patosi, Roskoveci, Lushnja dhe Albpetroli, të cilët po punojnë me mjete të vogla për shkak të terrienit të vështirë, që nuk lejon ndërhyrjen e automjeteve të mëdha.
Zjarri i është afruar banesave, një kabine elektrike dhe depozitave të vjetra të naftës, duke shtuar rrezikun për përhapje dhe dëme të mëdha.
Operacioni për shuarjen e flakëve vijon prej disa orësh, ndërsa situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll. /Versus.al







