
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, gjatë orëve të fundit janë raportuar gjithsej 7 vatra zjarri. Ndërkohë, 5 prej tyre janë shuar plotësisht, ndërsa 2 vatra mbeten ende aktive.
Pas një angazhimi intensiv të forcave operacionale në terren, u arrit izolimi dhe fikja e zjarreve në këto zona:
Fshati Ndërfan, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë.
Zona e Astirit, njësia administrative 14, bashkia Tiranë.
Lagjja “Ish-Fidanishtja”, njësia administrative Rajoni 5, bashkia Vlorë.
Fshati Amonicë, njësia administrative Sevaster, bashkia Selenicë.
Fshati Shijon, njësia administrative Bradashesh, bashkia Elbasan.
Aktualisht, zjarret aktive ndodhen në:
Qarku Vlorë:
Në bashkinë Himarë, vatrat në Porto Palermo dhe Zonën Qafë Lerë – Llaman janë shuar. Megjithatë, zjarri në vendin e quajtur Vumlo, afër fshatit Kudhës, pas izolimit fillestar, është përhapur sërish për shkak të erës dhe terrenit të vështirë. Forcat e MZSH-së, Shërbimit Pyjor dhe ndërmarrjes së shërbimeve të bashkisë po punojnë me mjete rrethanore dhe pompa shpine për kontrollimin e situatës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.
Qarku Kukës:
Në fshatin Kolsh, njësia administrative Mamëz, po vijon puna për fikjen e zjarrit në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane. Në terren janë angazhuar 2 automjete zjarrfikëse me 10 efektivë, si dhe 1 fadromë, 1 ekskavator dhe 4 kamionë të Drejtorisë së Shërbimeve të Bashkisë.
Forcat po vijojnë punën për parandalimin dhe shuarjen e plotë të zjarreve në të gjitha zonat e prekura./Versus.al







