AKTUALITET /

Zjarri në Drenovë përhapet me shpejtësi dhe del jashtë kontrollit, kërcënon puset e naftës

Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë dhe ushtria, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Shkruar nga Versus
Zjarri në Drenovë përhapet me shpejtësi dhe del jashtë
Pamje nga zjarri në Drenovë

Zjarri në masivin pyjor të Drenovës, Mallakastër, vijon prej më shumë se 4 ditësh duke shkaktuar dëme të mëdha në pyje dhe toka bujqësore.

Pavarësisht përpjekjeve intensive të forcave zjarrfikëse nga Mallakastra, Fieri, Patosi, Albpetroli, bashkitë dhe ushtria, flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.

Edhe ndërhyrjet ajrore me helikopterë nuk kanë mundur të vendosin nën kontroll situatën, që vijon të jetë jashtë kontrollit, duke përfshirë sipërfaqe të mëdha pyjore dhe kullota./Versus.al

 

Poll