MAGAZINË /

'Nuk e njihja fare'/ Çiljeta Xhilaga rrëfen reagmin e saj kur gruaja e Albanit humbi jetën

Çiljeta ka rrëfyer se kur e ka lexuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëshortes së Albanit, në kohën kur nuk e njihte fare atë, ka marrë një cigare në dorë dhe e ka pirë shpirtin e saj,duke shtuar se pas një viti e gjysëm Zoti i miksoi rastësisht.

Shkruar nga B.SH
'Nuk e njihja fare'/ Çiljeta Xhilaga rrëfen reagmin e saj
Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha

Prej vitesh këngëtarja Çiljeta Xhilaga është në një lidhje dashurie me futbollistin Alban Hoxha, me të cilin u bë kohë që bashkëjeton.

Dhe së fundmi këngëtarja ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj në “Podcast” me Mira Kazhanin.

Ajo ka rrëfyer momentin kur ka lexuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-bashkëshortes së Albanit, në kohën kur nuk e njihte fare atë.

“Kur ka ndodhur fatkeqësia në jetën e Albanit, nuk e njihja fare. Nuk merrja vesh fare nga sporti. Kur kam lexuar kam ndjerë dhimbje shpirtërore. Kam marrë një cigare në dorë. Kam thënë, po dal të pi një cigare për shpirtin e kësaj vajzës”, tha Çiljeta.

Artistja tha se një vit e gjysmë më pas ka njohur Albanin.

“Ia kam thënë edhe Albanit këtë gjë. Pas një viti e gjysmë Zoti na miksoi kështu rastësisht. Sikur ti ke shprehur një gjë nga dhimbja e shpirtit tënd dhe sikur Zoti e ka dëgjuar dhe ka thënë, po i bashkoj bashkë”

Për sa i përket marrëdhënies më Bekon, djalin e Albanit, ajo nuk preferon që ta quaj të tillë .

“Ai është djali i im i vogël”, thotë Çiljeta.

Të thërret mami?

Po ka zgjedhur vetë. Para tre vjetësh më pyeti, a mund të të thërras mami. I thashë se duhet të pyeste Buccin (Albanin) dhe gjyshen e tij një herë (mamaja e Albanit e ka rritur dhe ai i thoshte asaj mami),  sepse për mua është kënaqësia më e madhe të të kem ty djalin tim të dytë. Unë  e kam gjetur Bekon të vogël, me pampers  1 vjeç e gjysmë dhe e kam pjesë të shpirtit tim.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: