AKTUALITET /

Hapën një tunel 70 cm/ Tentuan të vjedhin një argjendari në Spanjë, 2 shqiptarë të arrestuar, si u zbulua grabitja

Pesë persona, dy shqiptarë dhe tre spanjollë të moshës 30 deri 45 vjeç dhe emra të njohur për policinë spanjolle kishin përgatitur një plan shumë të detajuar për të vjedhur një biznes në lagjen Salamanca, Madrid që përveç mineraleve kishte dhe një magazinë me metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe. 

Shkruar nga Versus

Hapën një tunel 70 cm/ Tentuan të vjedhin një argjendari  

Një vjedhje spektakolare që nëse do kishte shkuar ashtu siç 'skifterët' shqiptarë dhe spanjoll kishin parashikuar do të ishte 'vjedhja e vitit' në Spanjë.

Pesë persona, dy shqiptarë dhe tre spanjollë të moshës 30 deri 45 vjeç dhe emra të njohur për policinë spanjolle kishin përgatitur një plan shumë të detajuar për të vjedhur një biznes në lagjen Salamanca, Madrid që përveç mineraleve kishte dhe një magazinë me metale të çmuara, monedha dhe sende të tjera me vlerë të madhe. 

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës ku hajdutët duke përfituar ngaqë ishte ditë pushimi kanë tentuar të futen në magazinën e biznesit.

Ata kishin bërë bërë një vrimë rreth 70 centrimetra nga një godinë e ngjitur në bllokun ku ndodhej dyqani.

Prej aty kishin hyrë në katin e sipërm të pallatit.

Por ishin fqinjët e zonës kanë dëgjuar diçka të çuditshme dhe për më të tepër ata kishin vërejtur në ditë më parë një të person me një sjellje të çuditshme i cili endej në lagje, duke kontrolluar se ku ishin vendosur kamerat e vëzhgimit dhe duke parë se ku ishin daljet më të shpejta. 

Menjëherë me të dëgjuar zhurmat e çuditshme banorët kanë lajmëruar Policinë. Pas marrjes së njoftimit agjentët janë shfaqur në zonë dhe e kanë rrethuar për të mos lejuar hajdutët që largoheshin me objektet e vejdhura.

Pasi siguruan zonën dhe hynë në dyqan ata gjetën pesë personat të fshehur në katin e sipërm të biznesit të cilët u arrestuan menjëherë.

Në momentin e arrestimit ata mbanin doreza dhe kapuç dhe kishin parkuar një automjet në lagje ku u gjetën dhe targa makinash të cilat rezultuan të vjedhura. /Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: