AKTUALITET /

“Theu” email-et e prokurorëve të SPAK, i arrestuari Arnold Rrokaj: E bëra nga kurioziteti

Rrokaj ka pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve.

Shkruar nga Versus
“Theu” email-et e prokurorëve të SPAK, i arrestuari Arnold
Foto montazh: Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjoni dy të arrestuarit nga SPAK

Më 12 mars kompjuterët e prokurorëve të SPAK u sulmuan nga një sistem hakerimi që origjinën e kishte në një kullë të Tiranës. 

Lajmi u raportua kur u ngrit alarmi se ishin shpërndarë materiale nga dosja hetimore ku hakerët kishin arritur të hynin.

Brenda 24 orëve me urdhër të SPAK u arrestua Arnold Rrokaj, hakeri që kishte bërë sulmin dhe ish-drejtori i paraburgimit të Vlorës, Zambak Gjonaj të cilit i janë shpërndarë informacionet nga email-et dhe më pas ky i fundit i ka shpërndarë tek persona të afërt.

I pyetur nga prokurorët Rrokaj është shprehur për hakerimin ndaj SPAK se ‘e bëra nga kurioziteti’ duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve.

Por grupi hetimor nuk është i bindur që i riu ka treguar të vërtetën.

Ndërkohë analizat e brendshme hetimore vijojnë për të dalë në një konkluzion se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të emaleve.

SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: