AKTUALITET /

TENDERI URGJENT/ Bashkia Tiranë blen biletë 3.5 mln lekë drejt Dortmundit (Koicidenca me ndeshjen e Kombëtares)

Oraret në biletën e prerë nga bashkia e Tiranës që do shpenzojë 3.5 mln lekë për udhëtim drejt Gjermanisë, përkojnë ekzaktësisht me ndeshjen që zhvillon kombëtarja shqiptare në Dortmund përballë Italisë.

Shkruar nga Versus

TENDERI URGJENT/ Bashkia Tiranë blen biletë 3.5 mln lekë drejt

Bashkia e Tiranës do të shpenzojë më shumë se 3.5 milionë lekë të vjetra për të blerë një biletë vajtje-ardhje në Gjermani.

Tenderi për blerjen e biletave, është hapur ditën e djeshme dhe është mbyllur brenda dy orësh me dy kompani udhëtimit fituese, njëra për biletën vajtje dhe tjetra për biletën e kthimit. Bashkia ka kërkuar që nisja nga Tirana drejt Dortmundit të bëhet në orën 13:10 të ditës së sotme dhe mbërritja në orën 15:50. 

Rastësia e madhe është se bileta e prerë koicidon me vendin ku do të luhet edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Italisë, pra në Dortmund.

Për biletën e vajtjes, pas detajeve të tenderit, Versus.al mëson se do të paguhen 148 mijë lekë të reja ose thënë ndryshe rreth 1.5 milionë lekë të vjetra. Bileta është prerë nga kompania “Amadeus Traëel and Tours”.

TENDERI URGJENT/ Bashkia Tiranë blen biletë 3.5 mln lekë drejt
Tenderi për biletën "Vajtje" drejt Gjermanisë

Ndërsa kthimi në Tiranë do të bëhet në datën 16 qershor, pas ndeshjes së kombëtares dhe pritet që avioni të ulet në prën 00:55 pas mesnate. Çmimi i biletës së kthimit prej 189 mijë lekësh të reja (1.9 milionë lekë të vjetra), përfshin edhe bagazhet e udhëtarit dhe është fituar nga kompania “VIVA O”.

TENDERI URGJENT/ Bashkia Tiranë blen biletë 3.5 mln lekë drejt
Tenderi për biletën e kthimit nga Gjermania

Detajet e biletës së vajtjes dhe të ardhjes, përkojnë plotësisht me ndeshjen që mbahet të shtunën në Dortmund ku Shqipëria përballet me Italinë në orën 21:00. Për të ndjekur këtë ndeshje edhe deputetë të Kuvendit janë nisur drejt Gjermanisë, gjë që u bë shkak për përshpejtimin e seancës plenare të së enjtes. Por siç duket bashkia e Tiranës ka vendosur të përdorë fondet publike për një biletë të një personi që duket se do ndjekë ndeshjen e kombëtares. Versus.al

Poll