AKTUALITET /

Aksident i rëndë në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, humb kontrollin e automjetit ndërron jetë në spital 23 vjeçarja

E reja ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, 23-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Shkruar nga Versus
Aksident i rëndë në aksin rrugor “Vorë -
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur në mesnatë në aksin rrugor “Vorë-Fushë Prezë” ku një vajzë rreth 23 vjeç, ka ndërruar jetë.

E reja ka humbur kontrollin e automjetit dhe për pasojë është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë e plagëve të marra, 23-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

“-Më datë 13.02.2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë - Fushë-Prezë”, shtetasja E. E., rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës. Si pasojë, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Versus.al

Poll