
Ekipi i Elon Musk, drejtuesi i Tesla-s, thuhet se ka lënë një rrëmujë të vërtetë në selinë e United States Institute of Peace (USIP), instituti amerikan për paqen, një godinë që Musk fillimisht kishte planifikuar ta merrte në përdorim. Sipas mediave amerikane, në ndërtesë janë gjetur marihuanë dhe shishe të zbrazura birre.
Javën e kaluar, Musk përfundoi detyrën e tij si këshilltar i përkohshëm në administratën Trump, një angazhim që zgjati 130 ditë. Por ai nuk u largua pa shkaktuar një “tronditje të fundit”: në selinë e USIP, Musk dhe ekipi i tij lanë një kaos të vërtetë. Colin O’Brien, kreu i sigurisë së USIP, e përshkroi situatën si “një skenë nga një film apokaliptik me zombi”.
A photo shared with me earlier of uh, DOGE's legacy at USIP
— Daniel Knowles (@dlknowles.bsky.social) June 3, 2025 at 12:07 AM
[image or embed]
Musk dhe ekipi i tij e morën në kontroll godinën në mars dhe, ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të administratës, tentuan të pushonin nga puna stafin e USIP. Me kërkesë të Musk, Trump kishte synuar të nxirrte punonjësit nga ndërtesa me ndërhyrje të agjentëve, por një gjykatës e bllokoi këtë veprim.
Sipas O’Brien, pas largimit të tyre, Musk dhe bashkëpunëtorët e tij lanë prapa një rrëmujë totale:
“Punonjës të ekipit DOGE pinin marihuanë në ndërtesë, grumbulluan laptopë në një cep dhe hodhën karikues në plehra,” – i tha ai Politico-s.
Në një nga dhomat u gjet infestim me buburreca, ndërsa mbeturinat ushqimore të shumta kishin tërhequr brejtës.
Ndërtesa pësoi dëme të mëdha: pllaka të tavanit ishin zhdukur, kishte dëme nga uji dhe logoja kryesore ishte shkëputur nga muri. Po ashtu, flamujt e USIP ishin marrë, që sipas O’Brien, mund të jenë trajtuar si “trofe lufte”.
“Këta njerëz nuk kishin asnjë ide si të menaxhonin një ndërtesë. Ishte një neglizhencë e plotë,” – tha O’Brien për The Independent.
Riparimet e godinës mund të kushtojnë qindra mijëra dollarë. /Versus.al/







