SHBA- Një sulm me armë zjarri u shënua gjatë meshës të të dielës në një kishë në Michigan ku një person hapi zharr mbi besimtarët dhe i vuri flakën ndërtesës.
Katër persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë janë plagosur, ndërsa sulmuesi u qëllua për vdekje nga efektivët. Autori përplasi kamionin e tij në kishë dhe më pas nxorri pushkën për të qëlluar. Dëshmitarët kanë thënë se para të shtënave me armë dëgjuan një përplasje të fortë. I gjithë episodi zgjati rreth 10 minuta.
Motivi i autorit
Policia ende nuk ka një pistë konkrete për atë që e shtyu autorin Thoma Jacob Sanford, 40 vjeç, të kryente sulmin. Por ajo çfarë është mësuar deri më tani është se ai ka qenë një ndër veteranët e Luftës së Irakut. Ai jetonte rreth shtatë milje larg në Burton. Hetuesit kontrolluan shtëpinë e tij me skuadra kundër bombave pas raportimeve për pajisje të mundshme shpërthyese brenda kishës. Versus.al







