
Zvicër- Një sulm me thikë raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm në një stacion treni në Zyrih. Tre persona mbetën të plagosur, ndërsa autori 31 vjeçar u arrestua menjëherë nga policia.
I riu raportohet të jetë shtetas zvicerian. Mediat vendase shkruajnë se pamjet nga sulmi tregojnë momentin kur autori vraponte jashtë stacionit duke bërtitur "Allahu Ekber", një frazë arabe që përkthehet "Zoti është i madh".
Ngjarja ka shkaktuar panik të madh mes qytetarëve në Zvicër në një moment kur tensionet për riatdhesimin e emigrantëve, janë më të pranishme se kurrë. Versus.al

