Britani e Madhe- Një sulm terrorist është regjistruar pasditen e sotme në Mançester pasi dy persona u vranë dhe katër të tjerë u plagosën rëndë.
Një burrë përplasi një makinë në një turmë dhe goditi me thikë njerëz në një sinagogë në qytetin verior anglez të Mançesterit.
Ngjarja ndodhi ndërsa besimtarët festonin Yom Kippur, ditën më të shenjtë në kalendarin hebraik. Ndihmës Komisioneri i Policisë Metropolitane Laurence Taylor, kreu i policisë kundër terrorizmit, u tha gazetarëve se sulmi ishte shpallur një incident terrorist. I dyshuari u qëllua për vdekje nga policia, tha ai.
Autoritetet besojnë se e dinë identitetin e të dyshuarit, por nuk e kanë publikuar emrin e tij pasi "nuk janë në gjendje ta konfirmojnë në këtë fazë", shtoi Taylor. Dy arrestime janë bërë gjithashtu në lidhje me sulmin.
Për ngjarjen pati reagime nga Starmer dhe liderë të tjerë të Evropës të cilët bënë thirrje kundër antisemitizmit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Londra ka kohë që ka hapur dyert për terrorizmin. Versus.al

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për tre nga të arrestuarit në kuadër të megaoperacionit të SPAK për goditjen e trafikut ndërkombëtar të drogës dhe pastrimit të parave.
Në seancën për vlerësimin e masave të sigurisë, gjykata vendosi të mbajë në burg Orest Sotën, Orgest Birçajn dhe Dritan Agën. Ndërkohë, për Gëzim Islamin u vendos lirimi për arsye shëndetësore kundrejt një garancie pasurore prej 100 mijë eurosh.
Katër të arrestuarit dolën para Gjykatës së Posaçme këtë të shtunë, ndërsa seanca nisi në orën 09:00. Procesi u ndërpre për rreth dy orë pas kërkesës së avokatëve mbrojtës, të cilët kërkuan kohë për t’u njohur me aktet hetimore të dosjes.
Pas rifillimit të gjykimit, trupa gjykuese shqyrtoi kërkesat e palëve dhe vendosi masat e sigurisë për secilin prej të dyshuarve.
Në sallëne gjyqit ishin të pranishëm kreu i SPAK, Altin Dumani, prokurorja Elida Kaçkini dhe gjyqtarja Flojera Davidhi.
Megaoperacioni i SPAK ka në fokus goditjen e grupeve të përfshira në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe skemat e dyshuara të pastrimit të parave përmes investimeve në sektorin e ndërtimit. Hetimet për këtë çështje vijojnë.Versus.al

