
Kosovë- Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Vushtri ku si pasojë e të shtënave me armë mbeti i vdekur 19 vjeçari Ardit Zymeri.
Autori Bleon Dibrani, një bashkëmoshatar i viktimës, ka pranuar në polici se ai e kreu krimin e rëndë. Në vendngjarje u gjetën tre gëzhoja, ndërsa në banesën e autorit, u sekuestrua arma e zjarrit “pistoletë” dhe 5 fishekë.
Pista kryesore e hetimeve është ajo e sherrit mes dy djemve për shkak të xhelozisë mbi një vajzë. Konflikti mes dy adoleshentëve ka degraduar deri në përdorimin e armëve duke sjellë më pas një tragjedi. Versus.al








