BOTA /

Ngjarje e rëndë në Vushtri, vritet me armë zjarri një 19 vjeçar

Shkruar nga Versus
Ngjarje e rëndë në Vushtri, vritet me armë zjarri një
Viktima, Ardit Zymeri

Kosovë- Përplasje me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e djeshme mes disa personave në Vushtri.

Për pasojë, nga të shtënat mbeti i vdekur 19 vjeçari Ardit Zymeri. Ndërsa policia arrestoi autorin e dyshuar gjithashtu 19 vjeçar, me inicialet B.D. Atij iu konfiskua arma e zjarrit “pistoletë” që dyshohet të jetë përdorur nga i dyshuari për të kryer veprën e rëndë.

Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa ndaj të dyshuarit është ngarkuar akuza e veprës penale “vrasje e rëndë”. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: