BOTA /

20 ditë e burgosur në Iran, lirohet gazetarja italiane, në Romë e pret Meloni dhe Tajani

Avioni shtetëror që e solli në Romë, u ul në orën 16:10 në Ciampino. Në pistë e ka pritur kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani. Drejtori i Agjencisë së Sigurisë me Jashtë, Giovanni Caravelli shkoi personalisht në Teheran për të marrë gazetaren Cecilia Sala.

Shkruar nga Versus

20 ditë e burgosur në Iran, lirohet gazetarja italiane, në

Ka përfunduar me sukses operacioni për lirimin e gazetares italiane Cecilia Sala, e ndaluar në Iran që prej 19 dhjetorit.

Avioni shtetëror që e solli në Romë, u ul në orën 16:10 në Ciampino. Në pistë e ka pritur kryeministrja Giorgia Meloni dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani. Drejtori i Agjencisë së Sigurisë me Jashtë, Giovanni Caravelli shkoi personalisht në Teheran për të marrë gazetaren Cecilia Sala.

Presidenti Sergio Mattarella e ka uruar Giorgia Meloni për suksesin e operacionit.

Pantallona dhe një bluzë e errët nën një xhaketë, duke mbajtur një çantë shpine në njërin shpatull, Cecilia Sala zbriti nga avioni që e solli në Itali nga Teherani, siç shihet në një foto të publikuar në faqen e internetit nga ‘Foglio’, gazeta për të cilën shkruan gazetarja.

20 ditë e burgosur në Iran, lirohet gazetarja italiane, në

Prindërit dhe partneri i saj Daniele Raineri e mirëpritën në Ciampino. Cecilia Sala, e cila sapo ka zbritur në Ciampino pas 20 ditësh ndalim në Iran, shfaqet e buzëqeshur në një foto teksa përshëndet kryeministren Giorgia Meloni. Në imazhin e parë të gazetares italiane, të publikuar nga profilet sociale të ‘Il Post’ ku punon partneri i saj Daniele Raineri, shihet në sfond zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm Antonio Tajani dhe kryebashkiaku i Romës Roberto Gualtieri.

20 ditë e burgosur në Iran, lirohet gazetarja italiane, në

 

Poll