
Prishtinë- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka në kuadër të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës më 12 qershor ka publikuar në facebook një logo të veçantë me motive tradicionale të rifreskuara me dizajn modern.
Kurti shkruan se dizajni i logos së veçantë është frymëzuar nga simboli i shqiponjës dykrenare, ku profili i pëllumbit të bardhë simbolizon paqen dhe lirinë.
“Frymëzuar nga historia dhe kultura, motivet e ngjyrat që i gjejmë të qëndisura në veshjet tradicionale e të thurura në artizanatet tona, na vijnë të rifreskuara me dizajn modern. Aty shohim profilin e pëllumbit të bardhë që simbolizon paqen e lirinë, si dhe simbolin e shqiponjës dykrenare e vigjilente, që është e ngulitur thellë në historinë e identitetin tonë kombëtar”, shkruan Kurti ndër të tjera.








