BOTA /

35 viktima nga raketat balistike, Zelensky shpërthen ndaj Putinit: Vetëm një k*pil vepron kështu

Shkruar nga Versus

35 viktima nga raketat balistike, Zelensky shpërthen ndaj Putinit:

Ukrainë- Rusia lëshoi dje dy raketa balistike në rajonin e Odesas ku shumë njerëz po shkonin në meshë mëngjesin e së dielës.

Rreth 35 të vdekur dhe 117 të plagosur janë shënuar deri më tani, ndërsa numri i viktimave duket se është në rritje. Mes rrënojave, qindra njerëz ishin në kaos pasi nuk pritej që të sulmoheshin teksa shkonin në kishë dhe më pas plani ishte që të merrnin pjesë në teatrin e fëmijëve.

Qyteti kufitar i Sumy me 250 mijë banorë, u pushtua nga rusët në orët e para të pushtimit dhe më pas u çlirua nga Ukraina disa javë më vonë. Qëllimi i Putin është rimarrja e këtij qyteti duke shkaktuar edhe panik mes popullit që të largohet.

I ashpër ishte edhe reagimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i cili tha se rusët në tryezë me SHBA sillen sikur duan t’i japin fund luftës, por me fakte tregojnë diçka tjetër.

“Ata bëjnë sikur flasin për paqe me amerikanët, por ndërkohë tregojnë me fakte se duan ta vazhdojnë luftën.» Vetëm një kopil mund të vepronte kështu. Na duhet një përgjigje e bashkuar nga bashkësia ndërkombëtare", tha me zë të lartë presidenti ukrainas, duke përdorur të njëjtin ton si më 4 prill, kur një raketë ruse vrau rreth njëzet civilë, përfshirë 9 fëmijë, në Krivyi Rih. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: