BOTA /

50 të plagosur nga zjarri në një azil pleqsh në Hanover të Gjermanisë

Sipas gazetës gjermane Bild, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda nga flakët. Zjarri u zbulua nga personeli infermieror në një dhomë të institucionit të kujdesit.

Shkruar nga Versus

50 të plagosur nga zjarri në një azil pleqsh në Hanover

Një zjarr shpërtheu në një shtëpi të moshuarish në Hanover të Gjermanisë, duke rezultuar në plagosje të rreth 50 personave, tha policia.

Sipas gazetës gjermane Bild, tre persona kanë pësuar lëndime të rënda nga flakët. Zjarri u zbulua nga personeli infermieror në një dhomë të institucionit të kujdesit.

Zjarrfikësit thanë se kanë mundur të parandalojnë përhapjen e flakëve në dhomat e tjera. Megjithatë, zona të tjera të shtëpisë së të moshuarve pësuan dëmtime nga tymi.

Hetimet për ngjarjen janë duke u zhvilluar.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: