Uragani Helene shkaktoi të paktën 52 vdekje dhe miliarda dollarë shkatërrime në një zonë të gjerë të SHBA-së juglindore, ndërsa më shumë se 3 milionë qytetarë kaluan fundjavën pa asnjë energji dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të përmbytjeve. Mes 52 viktimave ishin tre zjarrfikës, një grua dhe binjakët e saj 1 muajsh dhe një grua 89-vjeçare, shtëpia e së cilës u godit nga një pemë që binte.
Uragani Helene shpërtheu në rajonin Big Bend të Floridës si një stuhi e kategorisë 4 të enjten vonë, duke sjellë erëra deri 225 km/h dhe më pas lëvizi me shpejtësi nëpër Xhorxhia, Karolina dhe Tenesi, duke çrrënjosur pemë, duke copëtuar shtëpi dhe duke çuar përrenj dhe lumenj mbi brigjet e tyre dhe digave forcuese.
Pati qindra shpëtime nga përmbytjet, mes të cilave në Unicoi në Tenesin Lindor, dhjetëra pacientë dhe staf mjakësor u nxorën me helikopter nga çatia e një spitali që ishte i rrethuar nga uji nga një lumë i përmbytur.
Stuhia, tani një ciklon posttropikal, pritej të kalojë mbi Luginën e Tenesit të shtunën dhe të dielën, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve. Disa paralajmërime për përmbytje dhe përmbytje të shpejta mbetën në fuqi në pjesë të Apalachians jugore dhe qendrore, ndërsa paralajmërimet e erës së fortë u dhanë gjithashtu në disa zona të Tenesit dhe Ohajos.








