Në një mesazh të fortë në X (ish-Twitter), sot kur data 5 shtator 2025 shënjon ditën e 700-të të luftës në Gaza, Presidenti francez Emmanuel Macron bëri një thirrje të zjarrtë:
“700 ditë. 700 ditë pa ata që i duan. 700 ditë në kushte pa dinjitet. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të të gjithë robërve ende të mbajtur nga Hamas. Barbaria dhe vuajtjet kanë zgjatur tepër,” shkroi ai në arabisht, hebraisht dhe frëngjisht.
Video e re e Hamas-it
Po sot Hamas publikoi një video të re të dy robërve izraelitë: Guy Gilboa-Dalal dhe Alon Ohel, të marrë peng gjatë sulmit fatal të 7 tetorit 2023
Guy Gilboa-Dalal, dukej i plogësht dhe i frikësuar gjatë udhëtimit me makinë përmes ndërtesash të shkatërruara në Gaza. Ai përcolli mesazhin: “Gjithçka duam është që kjo të mbarojë. Duam të kthehemi te familjet. Ju lutem, sillni na pas.”
Është hera e parë që shfaqet Alon Ohel në video që nga rrëmbimi. Sipas mediave, janë ende 48 robër në duart e Hamas-it, prej tyre rreth 20 pritet të jenë ende gjallë.







