BOTA /

75 kongresmenë amerikan kundër Trump: Pezullimi i vizave për Shqipërinë dhe 74 vende të tjera është diskriminim i shëmtuar!”

Në letrën e datës së fundit, kongresmenët e quajnë këtë politikë “të shëmtuar, diskriminuese dhe politike”, duke theksuar se ajo prek gati 40% të të gjitha vendeve dhe qindra mijëra njerëz në vit.

Shkruar nga Versus

75 kongresmenë amerikan kundër Trump: Pezullimi i vizave për

Një grup prej 75 kongresmenësh amerikanë nga pesë distrikte të ndryshme i kanë dërguar një letër të hapur sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe sekretjares së Sigurisë Kombëtare Kristi Noem, duke shprehur shqetësim të thellë për vendimin e administratës Trump për pezullimin e pacaktuar të vizave për emigrantë nga 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria.

Në letrën e datës së fundit, kongresmenët e quajnë këtë politikë “të shëmtuar, diskriminuese dhe politike”, duke theksuar se ajo prek gati 40% të të gjitha vendeve dhe qindra mijëra njerëz në vit. Ata kritikojnë ashpër faktin që një ndryshim kaq i madh u njoftua vetëm me një postim në X (ish-Twitter) dhe pa asnjë shpjegim të detajuar.

“Ky vendim do të ketë ndikim shkatërrues tek zgjedhësit tanë. Do t’i ndajë familjet, do t’i pengojë nga ndjekja e Ëndrrës Amerikane, do të bllokojë rritjen e bizneseve të vogla dhe do të minojë punën e organizatave fetare për të mbështetur komunitetet. Është politikë e prapambetur, e vjetëruar dhe bën shumë më tepër dëm sesa dobi”, shkruhet në letër.

Kongresmenët argumentojnë se pauza e pacaktuar mund të largojë pothuajse gjysmën e emigrantëve të ligjshëm gjatë vitit të ardhshëm, sipas analizave të ekspertëve. Sipas të dhënave të tre viteve të fundit, shtetasit nga vendet e prekura përbëjnë 40–45% të të gjitha vizave të emigrantëve të lëshuara nga SHBA.

Letra përfshin një listë me pyetje konkrete për administratën, duke kërkuar përgjigje deri më 20 shkurt mbi:

Bazën ligjore të vendimit

Shifrat dhe analizat që e mbështesin

Transparencën e procesit

Ndikimin e saktë te familjet, studentët, punonjësit e kualifikuar dhe rezidentët e përhershëm në pritje

Vendimi i administratës Trump u mor më 16 janar 2026, hyri në fuqi më 21 janar dhe prek vetëm vizat e emigrantëve (Green Card, bashkim familjar, viza pune për qëndrim të përhershëm), jo vizat turistike.

Ky zhvillim vjen në një moment kur administrata e re po përballet me kritika të shumta për politikat e imigracionit, dhe letra e kongresmenëve shënon një presion të brendshëm të fortë bipartisan kundër masës që prek drejtpërdrejt edhe mijëra familje shqiptare në proces për t’u bashkuar me të afërmit në SHBA./Versus.al

Poll