BOTA /

"9 faqe? Kjo është torturë…" / Papa Françesku refuzon të lexojë fjalimin në Vatikan (VIDEO)

“Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë”, tha Papa teksa ia kaloi letrat një bashkëpunëtori aty pranë.

Shkruar nga Versus

"9 faqe? Kjo është torturë…" / Papa

Papa Françesku mori vëmendjen e të pranishmëve dje, e shtunë 25 janar, gjatë audiencës në Vatikan. Ai refuzoi të lexonte fjalimin e përgatitur nga stafi i tij i zyrës së komunikimit. Kjo pasi, Ati i shenjtë u ndje i bezdisur teksa mbante në dorë letrat e printuara, të fjalimit të tij.

Dhe ishin jo pak, por 9 faqe – të cilat duhet të lexoheshin nga Papa Françesku si pjesë te fjalimit të tij, shkruan Vatikani News.

“Në këtë orë, me stomakun që fillon të më lëvizë, leximi i të gjitha këtyre do të ishte torturë”, tha Papa teksa ia kaloi letrat një bashkëpunëtori aty pranë.

Njerëzit në dhomë qeshën dhe filluan të duartrokitnin.

Letrat e fjalimit u larguan prej aty nga Paolo Ruffini, zyrtari i komunikimeve në Vatikan.

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: