BOTA /

90 të vrarë dhe 100 të plagosur në një sulm ajror izraelit në Rripin e Gazës

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në luftën 10-mujore midis Izraelit dhe Hamasit.

Shkruar nga Versus

90 të vrarë dhe 100 të plagosur në një sulm ajror

Të paktën 90 njerëz u vranë nga një sulm ajror izraelit sot në qytetin e Gazës, thanë zyrtarë palestinezë të shëndetësisë.

Ky është një nga sulmet më vdekjeprurëse në luftën 10-mujore midis Izraelit dhe Hamasit. Ushtria izraelite e pranoi sulmin në shkollën “Tabeen”, duke thënë se goditi një qendër komanduese të Hamasit.

“U morën hapa të shumtë për të minimizuar rrezikun e dëmtimit të civilëve”, thuhet në një deklaratë të ushtrisë izraelite.

“Shërbimet izraelite të sigurisë zbuluan se rreth 20 militantë të Hamasit dhe Xhihadi Islamik, duke përfshirë komandantë të lartë, po përdornin kompleksin e shkollës Tabeen për të planifikuar sulme ndaj forcave izraelite”, tha nënkoloneli izraelit Nadav Shoshani në një postim në rrjetin social X.

Grupi militant nga ana tjetër e mohoi këtë pretendim.

“Forcat izraelite goditën njerëzit tanë këtë mëngjes kur ata po përgatiteshin për namazin. Ata gjuajtën me tre raketa, dy nga avionët dhe një nga droni. Deri më tani, ka më shumë se 93 të vrarë duke përfshirë 11 fëmijë dhe gjashtë gra”, tha zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Palestineze, Mahmoud Bassal për mediat.

Sipas autoriteteve spitalore më shumë se 100 të tjerë janë plagosur.

 

Poll