BOTA /

Ajatollahu i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit në paraqitjen e parë publike që nga marrëveshja e armëpushimit

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani ka arritur një fitore ndaj Tel Avivit pas një konflikti të armatosur 12-ditor, duke përgëzuar popullin iranian për këtë sukses.

Shkruar nga Versus
Ajatollahu i Iranit shpall fitoren ndaj Izraelit në paraqitjen e parë
Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, deklaroi se Teherani ka arritur një fitore ndaj Tel Avivit pas një konflikti të armatosur 12-ditor, duke përgëzuar popullin iranian për këtë sukses.

“E përgëzoj popullin iranian për këtë fitore të madhe mbi regjimin e rremë sionist,” tha Khamenei në një mesazh, duke theksuar se “pavarësisht zhurmës dhe vetëlavdërimit, ky regjim pothuajse ka rënë dhe është shtypur nga goditjet e Republikës Islamike.”

Ky ishte fjalimi i tij i parë që nga arritja e armëpushimit midis Izraelit dhe Iranit, i konfirmuar nga Presidenti Pezeshkian më 25 qershor.

Në mesazhin televiziv, Khamenei kujtoi fjalët e ish-presidentit amerikan, Donald Trump, i cili kishte deklaruar se Irani duhet të dorëzohet.

“Trump ka zbuluar të vërtetën: SHBA-të do të pranojnë vetëm dorëzimin e Iranit, por kjo kurrë nuk do të ndodhë, sepse kombi ynë është i fuqishëm,” shtoi Khamenei.

Ai paralajmëroi se çdo agresion i ri kundër Iranit do të ketë kosto të mëdha dhe vlerësoi se fakti që Irani ka mundur të godasë baza kryesore amerikane është një arritje e madhe, që mund të përsëritet në të ardhmen në rast sulmesh të reja.

Konflikti nisi natën e 12-13 qershorit, kur Izraeli zhvilloi një operacion ushtarak kundër Iranit, duke akuzuar Teheranin për zhvillim të fshehtë të teknologjisë bërthamore ushtarake.

Objektivat e sulmeve ajrore ishin objekte bërthamore, zyrtarë të lartë ushtarakë, fizikantë bërthamorë të njohur dhe baza ushtarake iraniane.

Media ka raportuar se autoritetet dhe publiku iranian ishin të shqetësuar për mungesën e Khameneit në publik gjatë konfliktit, pasi ai nuk ishte shfaqur ose deklaruar për rreth një javë, pavarësisht armëpushimit të arritur me Izraelin.

 

Poll