BOTA /

"Ajo është e çmendur", Trump pas deportimit të Greta Thunberg nga Izraeli: Duhet të vizitohet nga një mjek

Shkruar nga Versus
"Ajo është e çmendur", Trump pas deportimit të
Greta Thunberg, Donald Trump

Gjatë një konference për shtyp, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u pyet nga gazetarët në Zyrën Ovale në lidhje me deportimin e Greta Thungberg dhe aktivistëve të tjerë pro-palestinezë nga Izraeli, të cilët u përpoqën të thyenin bllokadën detare në Gaza.

"Ajo është thjesht një shkaktare problemesh," thotë Trump, duke iu referuar aktivistes suedeze. "Do të thuash që ajo nuk është më e interesuar për mjedisin, tani është e interesuar për këtë?"

"Ajo ka një problem me menaxhimin e zemërimit, mendoj se duhet të shkojë te një mjek," vazhdon Trump. "Ajo është kaq e zemëruar, është kaq e çmendur."

Greta Thunberg, pasi u kap nga ushtarët izraelitë në "Flotila" dhe u mbajt për disa ditë, u deportua së fundmi në Greqi së bashku me aktivistët e tjerë ku pretendoi se kishte patur dhunë ndaj tyre, edhe pse pamjet nuk tregonin diçka të tillë. Versus.al

 

Poll