
ë paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe rreth 33 të tjerë janë plagosur pas një aksidenti të rëndë me autobus që përfundoi me shpërthim dhe përfshirje të plotë nga flakët.
Mes viktimave raportohet edhe një foshnje vetëm 9 muajshe, duke e bërë ngjarjen edhe më tragjike.
Sipas të dhënave paraprake, autobusi po transportonte 38 pasagjerë dhe tre anëtarë të stafit nga qyteti i Izmirit drejt Antalias, kur për arsye ende të paqarta u aksidentua dhe më pas u përfshi nga zjarri.
Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, ndërsa të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalet më të afërta për trajtim mjekësor.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në opinionin publik, ndërsa ekipet e emergjencës kanë vijuar punën në vendin e ngjarjes për orë të tëra.
Denizli Sarayköy'de İzmir-Antalya seferini yapan yolcu otobüsü bariyerlere çarparak yandı.
— Wire (@wire_tr) May 31, 2026
Kazada 8 kişi hayatını kaybetti, 33 kişi ise yaralandıpic.twitter.com/6wyMQyNcoH

