Një alarm i ri i kuq është lëshuar sot në Izrael, ndërsa autoritetet po përballen me kërcënime të rënda për sigurinë kombëtare. Komanda e Frontit të Brendshëm e ushtrisë izraelite ka dërguar një njoftim urgjent për të gjithë qytetarët:
“Të gjithë qytetarët duhet të futen dhe të qëndrojnë në strehimore deri në një njoftim të ri zyrtar.”
Alarmi, i klasifikuar si një gjendje e alarmit maksimal, është shpallur vetëm pak minuta më parë dhe ka shkaktuar reagime të menjëhershme në të gjitha qytetet kryesore të vendit.
Frika nga një sulm i afërt
Burime nga mbrojtja izraelite sugjerojnë se ky alarm lidhet me një sulm të mundshëm të afërt nga Irani, pas tensioneve në rritje mes dy vendeve. Një sinjal i tillë zakonisht paralajmëron raketa ose dronë që mund të synojnë territorin izraelit, veçanërisht në zonat me ndjeshmëri të lartë strategjike.
Komanda e ushtrisë ka aktivizuar protokollet e emergjencës dhe ka vënë në gatishmëri njësitë mbrojtëse ajrore në të gjithë vendin. /Versus.al







