Me afrimin e stinës së dimrit, mundësia e rikthimit të reshjeve të dendura të borë dhe temperaturat e ulta në Europë janë vënë në qendër të shkencëtarëve. Fenomene të tilla si ngadalësimi i ‘Përmbytjes Jugore të Qarkullimit Atalantik’ dhe reshjet e hershme të dëboresh në Siberi në fakt mund ta përgatisin kontinetin për një dimër të parashikueshëm.
Reshjet e hershme të dëbores në Siberi është një parametër vendimtar për parashikimet sezonale, pasi ka forcuar presionin e lartë në ato zona duke krijuar kushte që mund të intesifikojnë të ftohtin në Evropë, jan♪7 shprehur shkencëtarët.
Ky fenomen kontribuon në ftohjen e sipërfaqes dhe destabilizimin e vorbullës polare, duke lejuar që ajri i Arktikut të zbresë drejt jugut dhe të sjellë borë dhe ngrica në kontinentin evropian.
Në të njëjtën kohë ngadalësimi i qarkullimit termohaline (qarkullimi global oqeanik i shkaktuar nga ndryshimi në densitetin e masave ujore) në Oqeanin Atlantik mund të përforcojë të ftohtin.
Rekomandimet e ekspertëve
Ekspertët kanë frikë se Evropa mund të përballet me një dimër të paqëndrueshëm dhe potencialisht të ftohtë. Ngjarjet e papritura të ngrohjes stratosferike (SSë), të lidhura me borën siberiane dhe dinamikën e vorbullës polare, mund të intensifikojnë rrezikun e periudhave të ftohta.
Kjo do të thotë se reshjet e borës jo vetëm që mund të jenë të dendura, por edhe që mund të zgjasin dhe me ndikim më të madh në territore zakonisht më temperatura të ngrohta, duke përfshirë shumë vende në Evropën Qendrore dhe Jugore.
Ekspertët kanë nënvizuar rëndësinë e përgatitjeve për ardhjen e stinës së dimrit para se bora dhe ngrica të shkaktojnë dëme në qytetet europiane./Versus.al








