Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka shkruar në rrjetet sociale se “Amerika është në krah të Ukrainës”.
Në mesazhin e tij, Zelenskyy ka falënderuar presidentin amerikan Donald Trump për mbështetjen e dhënë, duke publikuar edhe një foto ku shfaqen së bashku me bashkëshortet e tyre, Olena Zelenska dhe Melania Trump, të pozicionuar krah për krah.
“Amerika qëndron përkrah Ukrainës – dhe ne e ndiejmë këtë. Ne falënderojmë popullin e Shteteve të Bashkuara, Presidentin Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump për vëmendjen e tyre ndaj ukrainasve, ndaj fëmijëve tanë, ndaj popullit tonë. Ne qëndrojmë së bashku – dhe kjo do të thotë se jeta do të mbrohet, ndërsa paqja dhe siguria do të jenë më pranë”, shkroi ai krahas fotos.
Ky reagim vjen vetëm pak ditë pasi Trump, në një deklaratë që përfaqëson një ndryshim të rëndësishëm të qëndrimit, u shpreh se beson se Ukraina mund ta fitojë luftën dhe të rikthejë të gjithë territorin e pushtuar nga Rusia.
Ai shtoi se Moska ka qenë duke “luftuar pa qëllim” për tre vjet e gjysmë, ndërsa gjithashtu dukej se po zbehte shpresat e tij për të bindur Vladimir Putinin që të nënshkruajë një marrëveshje paqeje.







