Hamasi ka pranuar një projekt-marrëveshje për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe lirimin e dhjetëra pengjeve, thanë dy zyrtarë të përfshirë në bisedimet në Doha të martën në mesditë . Një zyrtar izraelit theksoi, nga ana e tij, se është bërë përparim, por detajet janë duke u finalizuar.
Associated Press disponon një kopje të marrëveshjes së propozuar të cilën një zyrtar egjiptian dhe një zyrtar të Hamasit kanë pranuar autenticitetin e saj. Plani do të duhet t'i paraqitet kabinetit të Izraelit për miratim përfundimtar.
Çfarë thotë draft-marrëveshja e marrë nga Associated Press
Sipas projekt-marrëveshjes që po negociohet nga Izraeli dhe Hamasi dhe që është marrë nga Associated Press , Izraeli do të paguajë një çmim të lartë për të siguruar veçanërisht lirimin e ushtarëve femra që mbahen peng.
Marrëveshja e përbërë nga tre faza do të fillojë me lirimin gradual të 33 pengjeve gjatë gjashtë javëve, duke përfshirë gra, fëmijë, të rritur të moshuar dhe civilë të plagosur, në këmbim të qindra grave dhe fëmijëve palestinezë të mbajtur në burgjet izraelite.
Në mesin e 33 të liruarëve do të jenë pesë gra që shërbejnë në ushtrinë izraelite, secila prej të cilave do të lirohen në këmbim të 50 të burgosurve palestinezë, duke përfshirë 30 të burgosur të sigurisë së lartë që vuajnë dënimin e përjetshëm.
Gjatë kësaj faze të parë, 42-ditore, forcat izraelite do të tërhiqen nga Gaza, palestinezët do të lejohen të fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Gazën veriore dhe do të ketë një valë ndihmash humanitare, me rreth 600 kamionë që do të hyjnë çdo ditë.
Negociatat e Katarit në Doha për një armëpushim dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve ishin në "fazën e tyre përfundimtare", tha ministria e jashtme e Katarit , e cila është pjesë e ndërmjetësimit./Versus.al







