
Takimi i presidentit Donald Trump me homologun ukrainas Zelensky, u mbyll me një koment për presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron i cili ka bërë thirrje për paqe me SHBA pasi Trump autorizoi CIA-n për operacione të fshehta.
I pyetur për këtë ndryshim qëndrimi të Maduros, Trumpi u përgjigj ashpër:
“Ai ka ofruar gjithçka. Po, ke të drejtë, ai ka ofruar gjithçka. “E di pse? Sepse atij nuk ia mban të ngatërrohet me Shtetet e Bashkuara”, tha Trump për Maduron.
Trump ka konfirmuar se ka autorizuar operacione sekrete të CIA-s brenda Venezuelës për të shtypur trafikun e drogës dhe për të ushtruar presion mbi regjimin e Maduron.
Ai ka deklaruar që Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë edhe operacione tokësore në Venezuelë, duke argumentuar se kontrolli në det është tashmë i “fortë” dhe tani duan të përballen me rrugët tokësore të trafikut të drogës. Versus.al







