Pasditen e djeshme hapësira ajrore e Estonisë u shkel nga tre avionë luftarakë rusë të cilën qëndruan në këtë hapësirë për 12 minuta. Për këtë ngjarje reagoi edhe Bashkimi Europian që e konsideroi zhvillim të rrezikshëm.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se destabilizimi rus po godet edhe vende të tjera.
“Avionët luftarakë rusë shkelën përsëri hapësirën ajrore të NATO-s, këtë herë mbi Estoninë. Kjo është e papranueshme. Destabilizimi rus po zgjerohet në vende të reja dhe në drejtime të reja. Kjo është një fushatë sistematike që Rusia po zhvillon kundër Evropës, kundër NATO-s, kundër Perëndimit. Dhe kjo kërkon një përgjigje sistematike”, deklaroi Zelensky, duke bërë thirrje për reagim të fortë nga NATO.
Ministria e Jashtme e Estonisë e dënoi ndërhyrjen si “të paturpshme”. Ajo tha se tre avionë luftarakë rusë MiG-31 hynë në qiellin e Estonisë “pa leje dhe qëndruan atje për një total prej 12 minutash” mbi Gjirin e Finlandës.
Një zëdhënës i NATO-s tha se aleanca ushtarake “reagoi menjëherë dhe interceptoi avionin rus”, duke e quajtur atë “një tjetër shembull të sjelljes së pamatur ruse dhe aftësisë së NATO-s për t’u përgjigjur”. Estonia ka kërkuar konsultime me aleatët e NATO-s. Versus.al







