Një shtetas çek u arrestua në Kroaci pasi hyri në një zonë të ndaluar ushtarake dhe mori një mjet plasës i cili më vonë shpërtheu, duke vrarë djalin e tij 9-vjeçar dhe duke plagosur tre, tha policia kroate të premten. Shpërthimi, i cili ndodhi të mërkurën pranë qytetit të Zadarit në Kroacinë qendrore, vrau djalin dhe plagosi tre të rritur, të cilët ishin të gjithë në të njëjtën makinë. Policia tha se fëmija i vrarë ishte djali i të dyshuarit. Të gjitha viktimat ishin shtetas çekë.
I dyshuari, 46 vjeç, i cili ishte duke vizituar Kroacinë me familjen dhe miqtë e tij, "nuk i respektoi tabelat në kroatisht dhe anglisht, të cilat tregonin qartë praninë e një zone të rrezikshme në të cilën ndodhej një terren stërvitor ushtarak". I dyshuari megjithatë “hyri në zonën e ndaluar me një fëmijë, duke e lejuar atë të merrte një mjet shpërthyes dhe ta merrte me vete, një objekt të cilin më pas e vendosi personalisht në makinën e tij”. Menjëherë pas kësaj, automjeti u prish në një rrugë aty pranë dhe fëmija fatalisht ka nxjerrë materialin shpërthyes nga automjeti. Kjo ka bërë që mjeti të shpërthejë në cast, duke vrarë në vend djalin e vogël dhe duke plagosur tre të rritur.







